Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është zotuar se do të punojnë me përkushtim për rezilimin e reformës në sistemin e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës e ka njoftuar opinionin publik lidhur me vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun, i cili u votua sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
Deklarata e plotë e ministrit Selimi:
Si tregues dhe dëshmi të përkushtimit të Qeverisë për realizimin e procesit të reformës në drejtësi dhe për të bërë hapa përpara në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, ka votuar vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.
Pjesë e Grupit Punues, i cili është gjithpërfshirës me qëllim të garantimit të objektivitetit dhe transparencës, do të jenë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë dhe në rolin mbështetës do të jenë përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Italisë, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së.
Për të respektuar parimin e inkluzivitetit dhe punën e deritanishme, në vendim është përfshirë edhe grupi sipas vendimit 08/04 të datës 28.02.2020, të cilët i ftoj të jenë pjesë e procesit të dizajnimit të sistemit të llogaridhënies duke përfshire edhe vettingun.
Puna e grupit punues është e përkufizuar në kohë – Deri në fund të muajit tetor të këtij viti, ky grup do ta përgatis raportin përfundimtar mbi skenarët e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, duke i marrë për bazë edhe rekomandimet e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë mbi të cilin Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, në koordinim me akterët tjerë si dhe partnerët strategjik do të procedojnë tutje me reformën.
Mbledhja e parë e këtij grupi pritet të mbahet javën tjetër përmes një videokonference.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...