Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kodi i ri Penal, i cili pritet që së shpejti të jetë në votim në Kuvendin e Kosovës, parasheh dyfishim të dënimeve për disa vepra penale si dhe është i pamëshirshëm për zyrtarët publikë që kryejnë vepra penale.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se janë trajtuar 19 nene në luftën ndaj korrupsionit.
“Është çështja për rritjen e dënimeve, parashkrimet e veprave… Për herë të parë kemi vendosur edhe çështjen e dhunës në familje, e deri te dokumenti për pezullimin e zyrtarëve publikë për shkak të kryerjes së veprave penale. Një zyrtar që dënohet për këso vepre nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij për së paku dhjetë vjet”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar po ashtu se nëse një vepër në të kaluarën ka qenë e dënueshme me tre vjet burgim, tani është me pesë deri në tetë vjet burgim dhe nëse një vepër ka qenë e dënueshme me tetë vjet burgim, tani do të jetë me 14 deri në 16 vjet burgim. Ai ka thënë se me Kodin e ri Penal periudha për parashkrim të veprave do të jetë së paku tetë vjet.
Sipas Tahirit, me Kodin e ri Penal edhe gjyqësori duhet të ketë besim më të madh nga qytetarët se nuk do të bëjë ndjekje politike që me qëllim t’ia humbë dikujt pozitën zyrtare.
Ai ka thënë se është pyetur që në Kodin e ri Penal të hiqet mbrojtja e burimeve anonime të gazetarëve, por ka shtuar se “nuk dëshiron regres në këtë aspekt”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...