Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, i ka dhënë fund mbi dhjetëra kontratave të jashtëligjshme të lidhura në të kaluarën nga ministria që ai udhëheq me mbi 60 njerëz.
Mustafa ka deklaruar se këto kontrata janë të jashtëligjshme.
“Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të ‘rehatohen’”, ka thënë Mustafa.
Ministri Mustafa është shprehur se kontratat me mungesë të bazës ligjore janë ndërprerë sot.
“Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë”, ka nënvizuar Mustafa.
Ai ka thënë se “këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë”.
“Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata”, ka deklaruar ministri Mustafa.
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...