Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me përfaqësuesit e kompanive kosovare, të cilët eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në Gjermani, kanë vizituar kompaninë e frutave, perimeve dhe luleve “Langard” në Dyseldorf të këtij shteti, transmeton arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë.
Me këtë rast, Ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë. Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim.
Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3000 punëtorë, 3000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80.000 operatorë në Gjermani dhe në botë./arbresh.info/
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri...
Netanyahu mohon planet për të vrarë liderin suprem të Iranit
“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar p...
Kancelari gjerman thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërth...
Izraeli godet Aeroportin e Mashhadit në lindje të Iranit, ob...
Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnic...