Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Maqedoninë Veriore, Arjanit Hoxha, ka thënë se synojë që edhe me Kosovën të fillojnë bashkëpunimin, ashtu sikur që e kanë me Shqipërinë për projekte të përbashkëta.
Ai thotë se me autoritetet e Kosovës kanë komunikim zyrtarë, por që për shkak të proceseve zgjedhore nuk kanë mundur të zhvillojnë takime.
Hoxha në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info, është shprehur se takimet do të ndodhin së shpejti për të diskutuar për bashkëpunimin duke përfshirë edhe tregtinë e lirë.
“Më Shqipërinë kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në disa projekte. Kemi pasur edhe memorandum bashkëpunimi. Më Kosovën kemi komunikim oficial por shkaku i proceseve zgjedhore s’kemi pasur takim, besoj që do të kemi takim shumë shpejt dhe do të diskutojmë për bashkëpunime tona qoftë edhe ne tregti të lirë”, ka thënë ai.
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si një ndër dikasteret më të rëndësishme udhëhiqet për herë të dytë nga shqiptarët në Maqedoni.
E sado që është privilegj që një ministri e rëndësishme të udhëhiqet nga një shqiptarë është edhe aq sfidues thotë Ministri Arjanit Hoxha, që vije nga Lëvizja Besa.
Hoxha ka treguar diskriminimet që shqiptaret kanë pasur deri tash në këtë sektor në Maqedoninë Veriore.
“Për mu është një sfidë por edhe krenari pasi ka shumë punë për tu bërë në këtë ministri e në veçanti tekë banoret shqiptarë. Diskriminimi që ka ardhuri nga garniturat e kaluara ka qenë në mos informacione nga ana e bujqve shqiptarë dhe tash po mundohemi ti informojmë të gjithë bujqit për definicionet që mund ti kenë në sferën e bujqësisë qoftë për subvencione apo granteve të ndryshme”, thotë Hoxha.
Duke pasur parasysh që shqiptarët në shtetin Maqedoni kanë qenë për vite të diskriminuar si komunitete, duket që ndikim për këtë kanë pasur edhe mos unifikim të partive shqiptare në këtë shtet.
Sipas Hoxhes që njëherë është dhe sekretarë i partisë BESA, gjerat tash kanë filluar të përmirësohen.
Kjo ka ndikuar edhe fal kuadrove që po kualifikohen dita ditës.
“Është e vërtetë që ka përmirësim në nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve në politikë. Për fatë të mirë tash shqiptaret kanë edhe kuadro profesional. Duke u rritur kuadrat normalisht që edhe vendimmarrja do të jetë më e madhe”, tha Hoxha.
Ndonëse kanë dallime në politika dhe si parti janë të ndryshme në zgjedhje kur vije fjala për interesa të shqiptarëve, Ministri Hoxha thotë se bashkëpunojmë më rivalin tyre politik partin shqiptarë Bashkimin Demokratik për Integrime(BDI).
“ Ndoshta ne s’mund të duhemi politikisht, por do të mësohemi që bashkërisht ti zhvillojmë proceset politike. E dinë të gjithë që ne jemi kundërshtar me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), por çështjet që janë në interes të qytetarëve arrijmë t’i tejkalojmë këto vështirësi dhe s’do të lejojmë të pasojnë qytetarët”, u shpreh Hoxha.
E jeta e shqiptarëve në Maqedoni viteve të fundit ka ndryshuar, raporton arbresh.info
Madje, tashmë kanë arritur të jenë edhe pjesë e pozitave të larta shtetërore e ne vendimmarrje.
Kjo e dëshmon edhe faktin se katër deputete shqiptarë nga kjo parti luajnë rolin vendimmarrës në jetëgjatësinë Qeveris, thotë Hoxha.
“Është e vërtetë se katër deputete e Lëvizjes Besa brenda Kuvendit janë vendimtaret për të mbajtur Qeverisjen dhe vazhdimin e saj. Kur e kemi krijuar Qeverinë kemi vendosur edhe pikat tona. Siç janë zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabar i regjioneve. Është jo e rastësishme pse ne si parti udhëheqim dikasteret e rëndësishme dhe për here të parë në këto institucione udhëhiqen nga shqiptaret. Kjo dëshmon se më të vërtet ka një strukturë politike në vend që duke i hequr paragjykimet etnike mund të punoj më ndershmëri”, thotë ai për arbresh.info.
Çështje tjetër që shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur problem deri viteve të fundit është edhe zyrtarizmi i gjuhës shqipe.
Në këtë drejtim ndonëse duhet ende punë, ministri Hoxha thotë se gjerat po marrin kahjen e duhur.
Derisa shpjego edhe procesin e regjistrimit të popullsisë që në këtë shtet ka filluar muaj më parë por që kishte edhe pikëpyetje të shumta lidhur më numrin shqiptarëve.
“Lidhur më çështjen e regjistrim ka një korrigjim pasi më vendimin e Kuvendit nuk është ndërpre por është shtyrë data kur do të zhvillohet regjistrimi. Tash po vazhdon regjistrimi i popullatës jashtë Maqedonisë së Veriut. Vendimi për shtyrje ka qenë i drejt pasi në periudhën kur flitej të bëhet regjistrimi në ishim në piken e pandemisë dhe do të ishte e pamundur të regjistrohej. Regjistrimin shohim si mundësi për të parë elementët statistikore në të gjitha fushat. Do të kemi numrin gjeneral edhe të shqiptareve dhje kjo do të ndihmoj edhe për përdorimin e gjuhës zyrtare, gjuhës shqip”, ka shtuar Hoxha për arbresh.infi./Arbresh.info/
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...