Google ADS

Ministri i Brendshëm takohet me ambasadorin Ruairi O’Connell

16:15 | 19 Janar 2018
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Sipas komunikatës për media nga MPB, në këtë takim ministri dhe ambasadori britanik biseduan për aktualitetin politik në Kosovë dhe angazhimet e përbashkëta mes dy vendeve.

Sefaj e falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Ministri Sefaj ritheksoi rëndësinë e partneritetit dhe miqësisë mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, në procesin e shtetndërtimit dhe në konsolidimin e demokracisë.

Ambasadori Ruari O’Connell falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj për përkushtimin e tij, që institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë janë duke dhënë për të siguruar një ambient të qetë.

O’Connell shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur agjendën evropiane të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme