Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se posedon një pasuri rreth gjysmë milioni.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Gashi ka deklaruar se pasuria e tij e cila përbëhet nga dy shtëpi, një truall, një tokë bujqësore dhe një banesë në Shqipëri, kapin vlerën e 486 mijë eurove.
Gashi ka deklaruar se posedon dy vetura, vlera e të cilave është 5 mijë e 500 euro së bashku.
Ministri i Brendshëm ka deklaruar se para të gatshme në institucione financiare ka 39 mijë e 499 euro.
Truallin i cili është deklaruar në pasuri të paluajtshme, Gashi e ka blerë duke hyrë në borxh në institucione financiare për 25 mijë euro.
Gashi ka deklaruar se për pozitën e ministrit merr pagë prej 1 mijë e 270 eurove.
Ministri i Brendshëm ushtron profesionin e profesorit në tri fakultete, njëra ndër to edhe Akademia Kosovare për Siguri Publike, ku të hyra semestrale nga të tria universitetet i ka deklaruar 1 mijë e 593 euro.
Gashi ka deklaruar të hyra vjetore të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Sipas deklarimit, bashkëshortja e Gashit merr pagë 614 euro nga pozita në Gjykatën Supreme.
Të hyrat vjetore të Gashit nga fëmijët e tij arrijnë shumën e 2 mijë e 400 eurove.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...