Arritja e një marrëveshje qeverisëse është urgjente dhe rrjedhimisht edhe pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme duhet të ketë një vëmendje të veçantë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme, duhet të jetë një person që duhet të ketë përvojë dhe po ashtu të ketë integritet personal dhe profesional të pakontestuar që përçon siguri edhe tek ndërkombëtarët.
“Është e domosdoshme që pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme t’i besohet një personi që përveç që ka përvojë dhe ekspertizë në çështje të sigurisë, po ashtu të ketë integritet personal dhe profesional të pakontestuar, kredibilitet dhe që përçon siguri dhe besim si tek publiku në Kosovë ashtu edhe tek partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Miftaraj për arbresh.info.
Kohëve të fundit është përfolur se Besnik Berisha, këshilltar i Isa Mustafës, do të propozohet në krye të Punëve të Brendshme. Si avokat me përvojë shumë vjeçare, ai ka mbrojtur figura të rëndësishme politike. Së fundi, ai ka mbrojtur ish-ministrin e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, në mesin e 11 të akuzuarve për aferën e ashtuquajtur “Pronto”. Javën e kaluar Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm personat e akuzuar.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për arbresh.info, ka thënë se si Ministër i Punëve të Brendshme duhet të vij një person i cili është larg ndikimeve të grupeve të caktuara brenda subjekteve politike.
“Nëse e kemi parasysh pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme si pozitë, e cila është e ndjeshme e cila është një ministri e cila duhet të bëjë më shumë në kërkesat e ndërkombëtarëve, në luftimin e të krimit të organizuar, atëherë besoj që Besniku, më së paku kompetent i kësaj pune, duke e marr parasysh faktin se ai ka qenë edhe mbrojtës i ish-kryeministrit të Kosovës, e tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të cilin Lëvizja “Vetëvendosje”, ka pasur rreth 70 dosje, të cilat i kanë dorëzuar e të cilat po presin, të trajtohen, e në këtë pikë kjo është shumë keq që ai të përzgjidhet Ministër i Punëve të Brendshme, se sa në rastin “Pronto”, ka thënë Elezi.
Në orën 15:00 kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të shkojë në takim tek presidenti, Hashim Thaçi, për konsultime në lidhje me formimin e qeverisë.
Kurti po negocion me LDK-në mundësinë e bashkëqeverisjes, por ende nuk ka një marrëveshje finale rreth kësaj.
Gjatë ditës, LDK-ja do të mbledhë deputetët e saj të zgjedhur dhe më pas kryesinë për të diskutuar vendimin në lidhje me formimin apo jo të qverisë në krye me Albin Kurtin. /E.Ballazhi/arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...