Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kishte paralajmëruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se do të kryhet aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, për mbylljen e kazinove dhe veprimtarive tjera kriminale.
Policia e Kosovës në mbrëmje ka ndërmarrë një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Për këtë çështje u diskutua shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën ku raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Në një kundërpërgjigje për raportimin e Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ish kryeministri Kurti ka bërë mirë që e ka shkarkuar atë.
“Kurti të ka shkarkuar jo për shkak që i mban musteqet, por që je i pafatë. Ti këtë pozicion nuk duhet ta mbashë. Nëse ka pasur kazino atje në kohën kur ke qenë ministër, atëherë edhe ma keq, sepse nuk ke ndërhyrë”, ka thënë Selimi.
Në përgjigjen e shkurtër të Veliut ai e ka pasur vetëm një fjali për Selimin. “Unë i mbaj musteqet, por nuk jam i pafytyrë si ti”.
Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion për në Karaçevë, por që ishte refuzuar.
Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.
“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu./orainfo/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...