Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka premtuar edhe një lehtësim për prodhuesit vendor. Ai të premten u ka premtuat bizneseve në Parkun e Biznesit në Drenas zvogëlim të qerasë për bizneset deri në 50 për qind.
Ministri Hasani ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për ta, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që prodhimet të jenë sa më cilësore.
“Ne sot së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj kemi vizituar zonën ekonomike në Drenas dhe i inkurajuam bizneset. Ne do të vazhdojmë përkrahjen dhe heqjen e të gjitha barrierave, por ne e kemi një apel që të kenë prodhime sa më cilësore. Prodhuesve u mbetet që të fokusohen të cilësia, kurse ne do ta shtojmë përkrahjen. Prodhuesit kanë pasur ankesa se qiraja është e shtrenjtë. Ne sot po ua kumtojmë lajmin se do ta zbresim 50 për qind qiranë që është një lehtësim për ta. Nga janari do të paguajnë 50 për qind më lirë qiranë”, ka thënë ministri Hasani.
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...