Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve, ka thënë se gjatë kohës sa është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka vizituar shumë kompani e punëtorë me të cilët kanë folur për çdo hall që ata kanë gjatë punës.
Ai thotë se kjo edhe e ka shtyrë që të ofrojë mbështetjen e tij të parezervë për bizneset vendore.
Postimi i tij i plotë:
Duke ndihmuar dhe mbrojtur bizneset vendore, kemi mbrojtur dhe jemi kujdesur për punëtorët.
Këto tetë muaj, sa jam në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kam vizituar shumë kompani, kam takuar shumë punëtorë me të cilët kemi folur për çdo hall që ata kanë gjatë punës.
Kjo më ka shtyrë që të ofroj mbështetjen time të parezervë për bizneset tona, por do të kërkojmë nga bizneset që të japin llogari para shtetit.
Jemi të vetëdijshëm se jo çdo gjë është në rregull, por me punë të përbashkët do të krijojmë trajtim sa më të mirë të punëtorëve në çdo sektor.
Ne në Këshillin Ekonomiko-Social jemi dakorduar për nivelin e ri të pagës minimale në Kosovë, që do të jetë një pagë më e dinjitetshme.
Me aplikim e pagës minimale 250 euro, do të ulim edhe varfërinë
Uroj që MPMS sa më parë ta procedojë në Qeveri.
Urime, 1 Maji!
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...