Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani bënë shpërndarjen e fllajerave informues për qytetarët për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit.
Hasani ka thënë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka punuar shumë në vetëdijesimin e qytetarëve, lansimin e fushatave duke ju treguar se çdo qytetarë ka të drejtë ankese dhe zgjedhjen e lirë të produktit, përcjell arbresh.info.
“Ne si ministri kemi punuar shumë në avancimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve, jemi duke lansuar fushata të vazhdueshme për vetëdijesimin e konsumatorë të tregojmë se çdo qytetarë ka të drejt ankese, zgjedhjen e lirë të produkteve të tyre”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se kanë krijuar qasje dhe kontakte ku qytetarët mund të adresojnë të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre me qëllim që ministria të ndërmarr masa.
“Ne si ministri kemi të drejtë të ndërhyrjes sa i përket rregullimit të tregut, kemi inspektoratin dhe besoj që qytetarët do të na ndihmojnë më së mirë pasi që kemi krijuar qasje që ata ti adresojnë gjitha pakënaqësitë, kërkesat që kanë dhe menjëherë ne do të ndërmarrin masa jemi koordinim të plotë mes departamentit konsumatorit dhe inspektoratit“, ka thënë ai.
Sipas ministrit Hasani qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm pasi që me ndihmën e tyre ministria mund ti mbroj ata.
“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se vetëm ankesa dhe adresimi i tyre neve na bënë q ti mbrojmë ata sepse ne marrim shpeshherë aksione çdo ditë kemi aksione me inspektorat pa rregullsi, shqiptohet gjoba çdo ditë por neve na duhet një informacion shtesë jo vetëm kontrolla rutinore“, është shprehur ministri Hasani./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...