Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që u shkarkua të mërkurën me kërkesë së partisë së tij, kishte marrë një vendim të rëndësishëm brenda MTI-së vetëm disa ditë më parë.
Burim Rracaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë ishte suspenduar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nën akuzat për ndërhyrje në tenderë, ndër tjerash.
KALLXO.com ka siguruar vendimin e Hasanit për suspendimin e Rrecajt ku nuk përmendet kohëzgjatja e supsendimit.
“Për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike… Po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tendere si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civilë”, thuhet në vendim.
Rrecaj ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i MTI-së nga qeveria e Kosovës përkundër që nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të qenë në atë pozitë, sipas vlerësimit të partnerit të Ambasadës Britanike.
KALLXO.com kishte kontaktuar me Rrecajn, por ai ka thënë se është në pushime dhe se nuk ka marr ende asnjë lajm për suspendimin e tij.
Zgjedhja e tij në krye të shërbyesve civil të MTI-së kishte ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile.
“Burim Rrecaj, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhet në reagimin e përbashkët”, thuhej në reagimin e këtyre organizatave.
Zgjedhja e Rrecajt sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishte njëra nga proceset e prokurimit me të cilin nuk ishin ndarë të kënaqur Ambasada Britanike, e cila po e ndihmon Qeverinë dhe Kuvendin në procese të rekurimit për pozitat e larta.
Bajram Hasani, ish-Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka folur sot për herë të parë publikisht pasi u shkarkua nga partia e tij të mërkurën.
Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë pa dhënë sqarime për arsyet.
Ministri po ashtu kishte qëndruar i heshtur për këto arsye, ndërsa sot përmes një statusi në Facebook tha se është munduar të mos bëjë kompromis me të keqen.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj e kishte pranuar se disa nga pozitat e larta që janë zhvilluar proceset e rekrutimit në bashkëpunim me partnerin e Ambasadës Britanike nuk kishin ecur në mënyrën e duhur. Haradinaj ishte zotuar se në pozitat e reja do të tentohet që të emërohen personat në bazë të meritokracisë.
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...