Google ADS

Ministri Hasani: NISMA në Viti do të shtrihet fuqishëm

23:10 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Nisma Socialdemokrate në një takim me strukturat në Viti ka formalizuar Grupin Koordinues për këtë komunë, koordinator i të cilit është zgjedhur Kastriot Sylejmani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se NISMA Socialdemokrate në Viti do të shtrihet fuqishëm dhe do të jetë një forcë politike serioze.

Ky është shënimi i plotë i ministrit Hasani: Sonte mbajtëm një takim me strukturat e NISMA Socialdemokrate në Viti, ku formalizuam Grupin Koordinues të Nismës Socialdemokrate për këtë qytet, koordinator i të cilit u zgjodh Kastriot Sylejmani.

Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi dhe ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkëbiseduam me anëtarët dhe simpatizantët e NISMA Socialdemokrate në këtë komunë.

NISMA në Viti do të shtrihet fuqishëm dhe do të jetë një forcë politike serioze, sepse e kemi dëshmuar se jemi parti me parime dhe konsistente në qëndrimet tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme