Google ADS

Ministri Hasani ndan një pagë për Xhakën e Shaqirin

21:35 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta jap për të paguar një pjesë të gjobës për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të cilët u dënuan nga FIFA, pasi festuan golat e tyre me shqiponjë.

Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me para.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruar nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdon, djema e na bëni krenar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme