Ministri Hasani: Komandant na presin shumë punë për ta bërë këtë vend

16:52 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar pas shpalljes si i pafajshëm të zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se drejtësia u vu sot në vend. Sipas tij me këtë vendim sot përfundoi lufta e shtrigave ndaj Limajt.

Ministri Hasani ka thënë se proceset e montuara dhe aktakuzat banale nuk do të triumfojnë kurrë.

Ky është postimi i plotë i tij në facebook:

“Drejtësia erdhi në vend. Përfundoi lufta e shtrigave ndaj Fatmir Limajt. Sot, u dëshmua se aktakuzat banale, proceset e montuara kurrë nuk do të triumfojnë. Fatmir Limaj sot u shpall i lirë dhe i pastër si loti. Akuzat ndaj Limajt kanë qenë akuza të orkestruara politikisht dhe kanë pasur vetëm një qëllim degradimin e figurës së Komandat Çelikut. Komandant, na presin shumë punë për ta bërë këtë vend. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme