Google ADS

Ministri Hasani edhe gjatë fundjavës bashkë me prodhuesit vendor

17:01 | 14 Prill 2018
V. S.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani aktivitetin e tij për të mbështetur prodhuesit vendor nuk e ndalë as në fundjavë.

Përmes facebook-ut, ministri Hasani ka bere te ditur se ka vizituar një fabrikë të përpunimit të drurit. Ministri Hasani gjatë vizitës që i ka bërë fabrikës për përpunimin e drurit “Dardania” në komunën e Vitisë ka premtuar mbështetjen e pakursyer të ministrisë që ai drejton për të mbështetur fuqizimin e prodhimit vendor.

Ja postimi i tij i plotë:

Hartimi i një lejislacioni të pështatshëm, masat mbrojtëse që po e ndihmojnë punën e prodhuesve vendor, janë vetëm disa nga aktivitet që ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, jemi duke i bërë në mbrojtje të prodhimit vendor. Në këtë kuadër sot gjatë ditës vizitova fabrikën për përpunimin e drurit “Dardania 2” në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj vizite u premtova drejtuesve të fabrikës mbështetjen time të pakursyer për të fuqizuar prodhuesit vendorm ka shkruar Hasani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme