Ministri Hamza takohet me Shefin e Bankës Botërore në Kosovë, flasin për projektet ekonomike në vend

12:11 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme