Ministri grek dje qëndroi në Kosovë, nuk u takua me asnjë zyrtar të lartë

09:51 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos ka qëndruar dje në Kosovë kanë bërë të ditur mediat greke, transmeton arbresh.info.

Gjatë një fjalimi para ushtarëve grek të KFOR-it, Kammenos ka theksuar rëndësinë e rritjes së rolit të Greqisë në Ballkan.

Ministri grek ka theksuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë se vendi i tij do ta rikthej gradualisht rolin e saj të stabilitetit në Ballkan.

Ai gjithashtu ka folur edhe për retorikën siç e ka quajtur agresive të Turqisë javëve të fundit.

Kammenos nuk është takuar me asnjë prej zyrtarëve të lartë të Kosovës./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme