Gjermania pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-ve), është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, si nga aspekti civil dhe ai ushtarak. Kjo do vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen, këtë ua siguroj.
Kështu tha në një konferencë me presidenten Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, raporton Arbresh.info.
Ministri gjerman i Mbrojtjes përmendi disa bashkëpunime, që sipas tij, tregojnë më së miri bashkëpunimin e Gjermanisë me Kosovën
“Ne tashmë po bashkëpunojmë me sukses në shumë fusha, shembulli më i mirë është Qendra Ndërkombëtare e trajnimeve të Kërkim-Shpëtimit dhe marrëveshja për aftësimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj të FSK0-së nga ana e Bundesverit. Edhe këtu kemi potencial të bëjmë më shumë” , pohoi ai.
Sipas tij, KFOR-i mbetet dhe kështu është bërë e qarte edhe në muajt e kaluar si garantues për stabilitet dhe siguri. Ai do të mbetet edhe më tej këtu në Kosovë.
“Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është një rëndësie të veçantë për ne. Ne e dimë edhe nga historia e Evropës ne 50 vjetët e kaluara se stabiliteti apo jostabiliteti në Ballkan ka luajtur dhe ka një rol të madh dhe ndikim të sigurisë në gjithë Evropën”, tha Pistorius./Arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...