Gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Brendshme z. Bejtush Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës kanë vëzhguar nga afër zbatimin e pikës së I-rë të vendimit të MPB-së për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik, raporton arbresh.info
Ministri Gashi, u shpreh i pa kënaqur me kompanitë të cilat nuk po i respektojnë masat e sigurisë sipas të cilave po paraqesin ngarkesë në komunikacion si dhe rrezik për trafik:
“Sot kam ardhur për të vizituar për së afërmi zbatimin e vendimit për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik, të nxjerrë me datën 3, si rezultat i problemeve që kemi për shkak që kompanitë janë në fazën e dinamikës së punëve tyre një pjesë e madhe nuk po i respektojnë masat e sigurisë dhe po paraqet ngarkesë në komunikacion si dhe rrezik për trafik, dhe ne në këtë drejtim në nivel të Kosovës kemi realizu rreth 20 vizita nga të cilat vizita, do të vijnë edhe raportet prej eksperteve dhe të shohim masat të cilat do të merren ndaj subjekteve përkatësisht kompanive të cilat nuk i kanë respektuar ligjin për siguri dhe mbrojtjen në komunikacion”. Ai me tej u zotua që të gjitha kompanitë janë të obliguara të kenë edhe një aneks shtesë në planin e sigurisë pra pa të cilin nuk mund ta fillojnë punën: “Të gjitha kompanitë siç jeni në dijeni janë të obliguara që përveç planit të ekzekutimit të punëve janë të obliguara të kenë edhe një aneks shtesë në planin e sigurisë pra pa të cilin nuk mund ta fillojnë punën dhe në këtë drejtim do të marrim masa ligjore ndaj të gjithave subjekteve që nuk kanë respektu planin dhe nuk respektojnë standardet që kërkohen për trafikun rrugor përkatësisht sigurinë dhe mbrojtjen në rrugë. Si rezultat i këtyre punimeve ne kemi pas edhe fatkeqësi dhe ato fatkeqësi na kanë obligu dhe detyru që të nxjerrim vendim emergjent për me mujt me i detyru të gjitha kompanitë të respektojnë ligjin që lidhet me këtë fushë”- shtoi z. Gashi/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...