Ministri Gashi uron për Vitin e Ri

15:08 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri në detyrë i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me rastin e Vitit të Ri, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët me dëshirat më të mira që vitin që po hyjmë të kenë suksese dhe më tepër bashkëpunim për zhvillimin e vendit tonë.

“Uroj që te secili prej jush, arritjet e sukseset ta kenë dominuar këtë vit. Jam i lumtur që gjatë këtij viti kemi arritur që si Ministri ta kalojmë në lexim të parë, projektligjin për Diasporën. Jam i lumtur që kemi takuar e kemi vënë themele bashkëpunimi me shumë bashkatdhetarë e investitorë nga diaspora, që në vitin që po hyjmë e ne ato që do vijnë, do kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.E gjithashtu i kemi sjelle për herë të parë në Kosovë një grup të arbëreshëve të Italisë, që paraqesin kulturën dhe traditën shqiptare që ka rezistuar ndër shekuj. Duke falënderuar secilin qytetarë që ka kontribuar e kontribuon në të mirën e Kosovës, shtetit që të gjithë duam, uroj që në vitin 2020 të keni shëndet në radhë të parë dhe të keni mundësi që të realizoni qëllimet tuaja”, thuhet në urim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme