Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në prezantimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës që u bë në ambientet e Muzeut
të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim
Ademi, përfaqësues të shumtë të institucioneve të shtetit dhe të sportit si dhe anëtarë të familjes Vokrri.
Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se prezantimi i Stadiumit Kombëtar është një ditë e veçantë duke e cilësuar
këtë projekt kapital si më i madhi sa i përket investimeve në historinë e vendit tonë.
“Ky ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve të mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ka qenë një periudhë jo e lehtë deri te kjo ditë dhe
besoj ia kemi arritur që ta kemi një projekt që i plotëson kushtet dhe nevojat për sportistët, veçanërisht për futbollin tonë”, u shpreh ministri Gashi.
Ai po ashtu njoftoi se ky stadium do të ndërtohet afër aeroportit “Adem Jashari”.
“Është në mes të komunave të mesit të Kosovës, afër Prishtinës, Prizrenit, Pejës e Gjakovës dhe e lidh tërë territorin e Kosovës pemës autostradës.
Çështja e lokacionit ka qenë një vendim ka qenë një vendim i drejtë dhe tashmë ka mbetur një etapë tjetër, ajo e ndërtimit”, theksoi ai.
Në këtë prezantim u theksua se Stadiumi Kombëtar është projektuar në bazë të kritereve dhe standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Kapaciteti i tij arrin
ti ketë mbi 30 mijë ulëse dhe do të jetë i përgatitur edhe për lojëra ndërkombëtare. Gjithashtu stadiumi do të ketë një kompleks madhor i cili
përfshinë fusha ndihmëse, konvikt për sportistët, hotel dhe parking të mjaftueshëm.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha: “Me ato projeksionet që i mendon ministri, pa përkushtimin e tij nuk do të mund ta
bënim këtë projekt. Kosova duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan dhe ky duhet të ndërtohet”.
Në anën tjetër, kryetari i Federatës, Agim Ademi, u shpreh shumë falënderues ndaj Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës për punë që po bëhet
për sportin duke përmendur fillimin e renovimeve të të gjitha stadiumeve, projektin me 12 fusha sintetike dhe tashmë edhe Stadiumin Kombëtar të cilin ai e cilësoi si kupolla e infrastrukturës së futbollit.
“Më vjen shumë mirë që ky stadium po bëhet në këtë kohë jo vetëm për futbollistët por edhe për publikun tonë”, tha në fund Ademi.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...