Ministri Kujtim Gashi ka pritur ne takim drejtorin ekzekutiv te YMCA Jerry Huncosky, me të cilin bisedoi për zbatimin e projektit të ndertimit të qendres rinore në fshatin Pjetershan të Gjakovës, projekt ky i financuar nga MKRS.
Drejtori Huncosky u shpreh ndjehet tepër i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe se ka kënaqësinë e veçantë që ndërtimi i kampit rinor po ecën sipas dinamikës së paraparë.
Huncosky u shpreh në emër të YMCA-së se janë të kënaqur tej mase me bashkëpunimin me MKRS-në. Ai falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe konfirmoi mbështetjen e YMCA e SHBA-së për rininë më Kosovë edhe për vitet në vijim.
Ndërsa Ministri Gashi, e informoi në hollësi përfaqësuesin amerikan për projektin në Pjetërshan. Ministri theksoi se ndërtimi i kampit rinor do jetë një mundësi e mirë për zbatimin e programeve rinore.
Ministri Gashi e ka njoftuar edhe me politikat dhe vendimet e marra nga ana e MKRS-së në të mirë të rinisë. Ai veçoi themelimin për fondin për rininë si dhe potencoi se buxheti për rininë ka pasur një rritje të konsiderueshme. /arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...