Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i shoqëruar nga u.d. i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë, Naim Rexha zhvilluan vizitë në komunën e Podujevës dhe po ashtu nnë Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare.
Ministri Gashi tha me këtë rast se me kryetarin e Podujevës Agim Veliu diskutuan për masat që janë marrë për mobilizim gjatë ditëve të verës kur fluksi i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovës është më i madh, raporton arbresh.info.
“Diskutuam për angazhimet që janë marrë shtesë në kuadër të komunës për tu mobilizuare në ditët e verës. Ky mobilizim vjen si nevojë e shtimit të fluksit të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në perëndim. Janë angazhuar edhe trupat mbështetëse që të mund të përballen me fluksin dhe kërkesat që qytetarët kanë. Komuna ka shprehur gatishmërinë që të punoj edhe jashtë orarit”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq sa i përket vizitiës në Merdare, Gashi ripërsëriti se bashkatdhetarët nuk kanë probleme me pritje tek pika kufitare e Kosovës por tek pala serbe.
“Pikë kalimi që ka ngarkesën më të madhe aktualisht si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga drejtimi dhe sot po shohim se te pala kosovare problemet janë në dalje për shkak të ngarkesës dhe procedurave të tejzgjatura nga pala serbe. Përkundër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, fatkeqësisht pala serbe nuk po i respekton. Një pjesë e madhe mendojnë se vonesat vijnë nga zyrtarët tanë policor, mirëpo maksimumi i pritjeve në pikat tonë është 3-5 minuta”, është shprehur Gashi.
Ai ka shtuar se kanë dërguar kërkesë në Bruksel dhe po ashtu kanë kërkuar nga EULEX-i që të bisedoj me palën serbe që të bëhen lehtësime mirëpo deri më tani nuk ka pasur përgjigje./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1887448694653547/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...