Nën organizimin e Organizatës Studentore “Reforma” dhe Këshillit të Studentëve të Fakultetit Filozofik, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mbajti një ligjëratë të hapur me studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Tema të cilën ministri Gashi e ka trajtuar para studentëve, ishte: Trashëgimia Kulturore e Kosovës dhe UNESCO.
Në kuadër të kësaj, ministri Gashi fillimisht shpalosi aktivitetet që Ministria të cilën ai e drejton, është duke bërë në aspektin e ruajtjes dhe promovimit të monumenteve të cilat pasqyrojnë vlerat e mirëfillta të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Si hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij qëllimi, ministri Gashi e cilësoi përgatitjen e draft Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore në Republikën e Kosovës, i cili pritet që në një të ardhme sa më të afërt të merr edhe miratimin e Kuvendit. Ndërsa, gjatë diskutimit të çështjes së aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ministri Gashi tha se “është duke u bërë një punë e madhe në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive tona në mënyrë që në vitin 2019, Kosova të mund të bëhet anëtare me të drejta të plota në UNESCO”.
“Në koordinim edhe me dikasteret tjera që ndërlidhen me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, siç janë: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme, jemi duke u angazhuar maksimalisht si në aspektin e përmbushjes së obligimeve tona ndërinstitucionale, po ashtu edhe në aspektin e lobimit tek vendet anëtare të UNESCO-s në mënyrë që të arrihet një përkrahje sa më e madhe dhe Kosova të kaloj me sukses procesin e votimit që do të mbahet në vitin 2019 dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota në UNESCO”, tha ministri Gashi.
Në përfundim të ligjëratës së tij, ministri Gashi ju dha hapësirë edhe studentëve të pranishëm që me komentet apo pyetjet e tyre të jenë pjesë aktive e kësaj ligjërate. Studentët, duke e vlerësuar si të suksesshme punën e ministrit Gashi, përmes pyetjeve të tyre, arritën të ngrinin për diskutim shumë çështje të rëndësishme dhe me interes rreth Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.
Gjatë kësaj ligjërate, nga studentët, ministrit ju kërkua që të përkrahet ideja që brenda hapësirave të kampusit universitar të bëhet një muze në të cilin do të vendoseshin artefakte dhe monumente të ndryshme që pasqyrojnë Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, gjë të cilën ministri Gashi e mirëpriti dhe u zotua se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tij të jap maksimumin në mbështetje të realizimit të kësaj ideje shumë të qëlluar.
Në mbyllje të kësaj ligjërate, organizatorët e falënderuan ministrin për ligjëratën dhe duke qenë mirënjohës për punën që po bënë, ata inkurajuan ministrin që të vazhdojë edhe më fuqishëm në angazhimet e tij në të mirë të studentëve dhe rinisë në përgjithësi.
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...