Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në hapjen e Panairit të 59-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2021, i cili është hapur sot dhe po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë.
Pjesëmarrës në hapjen e këtij panair, krahas përfaqësuesve të shteteve tjera, ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në panaire të tilla duhet parë edhe si mundësi e mirë për agrobizneset vendore pasi që ato mund të krijojnë partneritete të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të regjionit e më gjerë.
“Për ta bërë të mundur plasimin e prodhimeve tona në tregun e BE-së do të ndërmarrim një sërë hapash duke filluar me koordinimin e mirëfilltë me Agjencitë përkatëse. Rritja e cilësisë së prodhimeve vendore do të mund të arrihet me krijimin e infrastrukturës së duhur ligjore e cila përveç se do të mundësojë tregtinë e lirë, do të prioritizojë këto prodhime për eksport.” – theksoj Ministri Faton Peci.
Ndryshe, në Panairin “AGRA 2021”, agrobiznese nga shtete të ndryshme të botës prezantojnë industrinë e agrokulturës, industrinë ushqimore, bujqësinë dhe teknikat bujqësore.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë