Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Ministri Krasniqi i shprehi mirëseardhje Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikëpritjen e ngrohtë të cilën Wieland ia bëri gjatë vizitës së Krasniqi në Strasburg.
Në takim me Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).
Gjithashtu, biseduan për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?