Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, arsim e mbi të gjitha në fushën e sigurisë e mbrojtjes, si pjesë e trupave të KFOR-it.
“Në takimin e mbajtur, ministri Maqedonci e njoftoi ambasadorin austriak për situatën e sigurisë në vend dhe gjithashtu përparimet që FSK ka arritur në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, thuhet në njoftim.
Të dy u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, me qëllim përmbushjen e synimit për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së vlerave perëndimore./Arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë