Ministri Çeku pret në takim Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

19:00 | 19 Maj 2021
Përparim Bublaku

Sot në kabinetin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës u pritën në takim nga Ministri Çeku dhe këshilltari i tij, Liburn Jupolli.

Pas emërimit të këshillit, Ministri i ftoi për t’i uruar ata për përgjegjësitë e reja në kuadër të Teatrit. Prezent ishin të gjithë anëtarët: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi, e cila është përfaqësuese e MKRS-së.

Prioritet për këtë mandat qeveritar të Ministrisë do të jenë institucionet kombëtare të kulturës që të zhbllokohet potenciali i tyre zhvillimor për vendin.

Këshillin e ri e presin punë të mëdha! Teatri duhet të mbështetet, zhvillohet dhe pavarësohet, posaçërisht në aspektin programor dhe artistik. Ministri u zotua se do të angazhohet për reformim administrativ, autonomi financiare dhe qëndrueshmëri institucionale për Teatrin Kombëtar të Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme