Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se ia ka hequr kapelën ministrit të Financave, Hekuran Murati për ‘qëndrimin dinjitoz’ gjatë aksionit me miell të PSD-së.
Tutje, Çeku tha se buzëqeshja e Muratit është integriteti i tij moral e profesional.
Sipas tij, kjo buzëqeshje është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.
“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik. Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.
Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, aktivistë të PSD-së e gjuajtën me miell minstrin Murati, derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania./arbresh.info/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...