Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vazhdimit ose jo të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, politikanit nga Kosova.
Ai në ka dhënë një vlerësim për deklaratën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku e kishte quajtur Devën, kolaboracionist nazist.
“…Ishte një veprim i ngutshëm dhe nuk besoj që ka ndonjë arsye për të mos vazhduar restaurimi i asaj shtëpie. Ne jemi shumë të interesuar që ta mbrojmë dëshminë e së kaluarës, që ta konservojmë artefaktin dhe t’ia vendosim në dispozicion komunitetit”, është shprehur Çeku, transmeton Klan Kosova.
“Pra, kjo është formula! Përtej kësaj interpretimet historike janë domen i një grupi tjetër të profesionistëve, të cilët do ta bëjnë atë debat. Por, nuk është pjesë e detyrës apo e mandatit të Ministrisë së Kulturës e as të Ministrit të Kulturës…”.
E ndërsa u pyet për një ‘patate tjetër’ të nxehtë sikurse është çështja e Manastirit të Deçanit, Ministri Çeku nuk doli nga linja zyrtare e ndjekur dhe nga vetë Kryeministri Albin Kurti.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?