Ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvořák, në një intervistë për median çeke “CTK” ka thënë se Kosova ka një mbështetje të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Pengesa më e madhe për këtë gjë sipas tij janë tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Deklarata e ministrit çek ka ardhur pas takimeve që ai ka pasur këtë javë me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
“Sigurisht, përkundër të gjitha kontradiktave dhe dallimeve ndërmjet partive, skena politike në Kosovë është shumë e bashkuar në valën nacionaliste”, tha Dvořák.
Përveç tyre ai ka pasur një takim edhe me studentët kosovarë, me ç’rast ka thënë se ata janë të sinqertë.
“Nga gjithë puna politike, më pëlqen më shumë të flas me studentët, sepse ata janë të sinqertë. Kur të pyesin diçka, nuk është për të të mërzitur apo për të të çuar në një qoshe, por sepse i intereson se si e shikon”, tha ai.
Ai e ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me një takim me pesë serbë të Kosovës në Mitrovicë.
“Edhe pas 20 vjetësh, kur isha për herë të fundit atje, mbetet një skepticizëm i thellë se në fakt nuk ka zgjidhje. Kjo të dekurajon pak kur dëshiron të ndërtosh një shpresë me njerëzit atje dhe të nxjerrësh një impuls prej tyre”, ka theksuar ministri çek.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...