Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka uruar të gjitha nënat, gratë, vajzat e motrat për 8 mars, shkruan arbresh.info.
Bytyqi ka shkruar se të gjithë duhet të punojmë së bashku që të përmirësojmë pozitën e femrës në shoqërinë tonë.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Të nderuara nëna, gra, motra e vajza,
Në këtë ditë të veçantë, kur po shënojmë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kujtojmë të gjitha ato gra që nëpër vite udhëhoqën lëvizjet për të drejtat e grave në botë, ato që dhanë edhe jetën, e mbi të gjitha, kujtojmë nënat shqiptare që nëpër shekuj mbajtën gjallë familjet dhe i forcuan ato.
Ne, të gjithë duhet të punojmë bashkë dhe të punojmë shumë që të përmirësojmë pozitën e femrës në shoqërinë tonë, sepse kështu fuqizojmë familjen, zhvillojmë shoqërinë dhe sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
U jemi mirënjohës deri në përkulje për gjithë mundin dhe sakrificën që e keni bërë dhe po e bëni çdo ditë!
Urime 8 Marsi!
Paqi shëndet e suksese!”, ka shkruar ai në facebook.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...