Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë ditës së sotme u takua me këshillin grevist të SBAShK-ut, për të diskutuar lidhur me veprimin e fundit që Qeveria ndërmori për rritjen e koeficientit, gjegjësisht për rritjen e pagave të mësimdhënësve.
Ai deklaroi se qëllimi i këtij takimi ishte që të informohet saktësisht Këshilli i grevës se sa ka implikim rritja buxhetore në rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe cilat kategori janë prekur.
“Ne si Qeveri mendojmë se nuk ka asnjë lloj arsye që të vazhdojë greva. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë dhe pajtimit të Komisionit Parlamentar do të ketë rritje për të gjithë sistemin arsimor parauniversitar me koeficientin 0.2, pra rritja e një koeficienti që përkthyer në shifra i bie rreth 48 euro për secilin mësimdhënës duke u bazuar në pagën aktuale që sot kanë”, ka thënë Bytyqi.
Tutje ministri ka shtuar se SBAShK-u nuk e ka të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore.
Bytyqi theksoi se kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt rritje e ulët, “sepse ka një implikim buxhetor të lartë”.
“Ne presim që nesër të gjitha shkollat të fillojnë mësimin dhe nuk ka më asnjë arsye nga askush që të pengohet procesi mësimor. Nxënësit nuk janë fajtorë dhe mendoj se Qeveria ka reflektuar dhe siç ka reflektuar Qeveria të reflektojë edhe SBAShK-u dhe ne do t`ia bëjmë edhe një ofertë tjetër SBAShK-ut si Qeveri që të fillojmë menjëherë edhe me akterët e tjerë të arsimit, të debatojmë”, ka shtuar ai.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...