Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedoi për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.
Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë vendit tonë në çdo aspekt, e në veçanti në fushën e arsimit, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit reciprok të institucioneve akademike.
”Ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë një sistem të mirë arsimor, të bëjmë reformat e duhura dhe të përafrojmë sistemin tonë arsimor me atë të vendeve të zhvilluara “, tha ministri Bytyqi.
Ministri përmendi prioritetet që MAShT-i i ka vënë para vetes për t’i relizuar dhe theksoi se që kjo të ndodhë plotësisht na duhet edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, pra edhe e Kandasë, si një vend që ka një sistem të zhvilluar arsimor.
Ministri Bytyqi, ndër tjera, përmendi nevojën e përfshirjes të sa më shumë të fëmijëve në edukimin e hershëm, trajnmin e mësimdhnesve, si dhe ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik.
Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishte përfshirja sa më e madhe e të rinjve të komuniteteve në sistemin tonë arsimor, për çka Ministri Bytyqi theksoi se gjithpërfshirja, përkatësisht krijimi i mundësive për arsimim të të gjithëve që jetojnë në Kosovë është ndër prioritetet kryesore të MAShT, ku edhe janë bërë hapat e duhur për rregullimin e infrastrukturës ligjore.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për dygjuhësinë në arsim, për çka ministri Bytyqi e informoi Ambasadorin se në Kosovë ofrohet arsimim në të gjitha gjuhët e komuniteteve që në jetojnë në Kosovë.
“Me angazhimin dhe përkushtimin tonë dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe të vendit tuaj, besoj se do të kemi sukses në realizimin e prioriteteve që kemi renditur” , theksoi në fund Ministri.
Ministri Bytyqi dhe ambasadori Maksymiuk u dakorduan që të fillohet sa më parë bashkëpunimi me projekte konkrete në fushën e edukimit.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...