Ministri Bytyqi nuk ndihet përgjegjës për rezultatet e PISA 2018, pret nga qeveria e re të reflektojë

11:41 | 3 Dhjetor 2019
M. A.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk e ka shfajësuar vetën për rezultatet e testit PISA 2018 që e kanë nxjerr Kosovën pothuajse në fund të listës.

Ministri në detyrë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ish-ministri, Arsim Bajrami ka deklaruar se kanë përgjegjësinë për rezultatin pozitiv apo negativ, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi thënë se presim rezultate me të mirë dhe sot janë me të mira por jo ato që ne kemi dëshiruar. Kush është përgjegjës duhet të drejtohet në tersi, më së paku jemi fajtor ne sepse ne kemi pas vetëm tre muaj. Kujtojmë se ish-ministri Bajrami ka deklaruar se kanë përgjegjësinë për rezultatet e testit PISA qofte ato pozitive apo negative”, ka thënë ai.

Bytyqi ka shtuar se rezultatet nuk janë të pritura.

“Ajo që ne kemi prit për rezultat me të mirë nuk është, kemi pak ndryshime. Ne kur e kemi marrë mandatin kishim vetëm 3 muaj në dispozicion por kemi barë gjithçka që kemi pas në dispozicion por nuk janë rezultatet që kishim dashur”, ka thënë ai.

Bytqi ka thënë se më mirë kanë dal në lexim dhe matematikë.

“Ne matematikë kemi disa lëvizje pozitive, edhe në pjesën e leximit kemi rritje por kemi rënie të shkencë në krahasim me testin PISA 2015”, ka shtuar ai.

Ndërsa mundësinë e mos pjesëmarrjes në PISA 2021, Bytyqi ka thënë

“Për rënie duhet kohe që analistët te analizojnë raportimet “Ne nuk zgjedhim problem me mos mbajtjes të testit PISA, nuk duhet tu ikin dobësive. Duhet të bëjmë përpjekje te gjithë që të përmirësohemi”.

Ndryshe rezultatet e testit PISA 2018 të bëra publike sot e kanë nxjerr Kosovën shumë dobët në vendet e fundit.

E kjo nga njohësit e arsimit është vlerësuar si e pritshme dhe aspak befasuese por shumë shqetësues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme