Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, në të cilën u fol për organizimin e testit të Maturës Shtetërore 2018, si dhe tema tjera me rëndësi.
Ministri Bytyqi i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për ecuritë dhe administrimin e testit të Maturës, me ç‘rast theksoi se menaxhimi i këtij testi, të organizuar për herë të parë në katër regjione, e ka lehtësuar punën dhe ka pamundësuar parregullsitë në masë të konsiderueshme.
“Mendoj se është arritur qëllimi primar i ndarjes në katër regjione të mbajtjes së testit të maturës, i cili kishte për synim të menaxhohet më mirë dhe dukuritë negative që kanë ndodhur në të kaluarën të mos na përsëriten“, tha ministri Bytyqi.
Më tej, ministri Bytyqi tha se, MAShT duke filluar nga Divizioni për Standarde dhe Vlerësim, ka bërë përgatitjet e duhura në bashkëpunim edhe me DKA-të dhe kjo ka dhënë rezultat të mirë, ndërsa mbajtja e testit në katër regjione ka bërë që testi sivjet të jetë më mirë se çdoherë tjetër.
“Nëse do të bënim një përkufizim të përgjithshëm, them se rezultatet e testit të Maturës, do ta kenë një përqindje më të lartë të realitetit, apo besueshmërisë se sa ka qenë në vitet e kaluara“, theksoi ministri Bytyqi.
Ministri Bytyqi theksoi se këtë vit testit i kanë nënshtruar 27 737 nxënës, ndërsa për shkak të parregullsive janë përjashtuar 56 nxënës dhe 8 administratorë, ndërsa nxënësit e përjashtuar do të kenë të drejtë testimi në afatin e dytë.
Në vazhdim të këtij takimi, u fol edhe rreth organizimit të tryezës së rrumbullakët me Komisionin Parlamentar për Arsim, të iniciuar nga GIZ si prijëse e fushatës “Për një arsim më të mirë në Kosovë”, të lansuar në nëntor të vitit të kaluar, në të cilën tryezë do të ftohen edhe ministri i Financave, kryetari i Komisionit Parlamentar për Financa dhe donatorët përkrahës të fushatës.
Tryeza e rrumbullakët do të mbahet javën që vjen dhe ka për qëllim të nxisë avokimin e deputetëve për të bërë arsimin prioritet edhe në aspektin buxhetor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...