Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty ka thënë se është i kënaqur që forcat e Mbretësisë së Bashkuar po e forcojnë KFOR-in në Kosovë.
Me anë të një postimi në “X”, Docherty u shpreh se shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, shkruan Arbresh.info.
“I kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, e vetmja rrugë e qëndrushme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut.
““Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, përfundoi ai.
Ndryshe, vendimin e NATO-s për shtimin e trupave në Kosovë e ka mirëpritur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani/Arbresh.info
Pleased that UK forces are bolstering KFOR in Kosovo, demonstrating our commitment to NATO and stability in the Western Balkans.
We urge calm and de-escalation from all sides. The only sustainable path to peace in Kosovo is through dialogue.
— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) September 30, 2023
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...