Prokuroria Speciale ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i cili gjatë raportimit para Komisionit për Integrim Evropian, tha se nga 61 raste të profilit të lartë të korrupsionit nuk është përfunduar asnjë.
“Sot, në media është deklaruar Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i cili nder të tjera ka theksuar se “Prej 61 rasteve të profilit të lartë të korrupsionit nuk është përfunduar asnjë, atëherë mos të habitemi pse po ngec ky proces. Andaj, Prokurori i Shtetit sqaron opinionin dhe Ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, se pohimet e tij nuk janë të sakta, pasi që deri më tani, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë shënjestruar 61 raste me gjithsej 459 persona të korrupsionit dhe të krimit të organizuar” ”, thuhet në reagimin e prokurorisë.
“Po ashtu, njoftojmë opinionin, se nga 61 raste të shënjestruara, 48 prej tyre janë me aktakuza, ndërkaq, 32 raste për të cilat janë ngritur aktakuza i përkasin natyrës korruptive ku janë të përfshirë 229 persona të ndryshëm. Gjithashtu, nga 61 rastet e përgjithshme, 16 raste janë me aktakuza që i përkasin natyrës së krimit të organizuar, ku janë të përfshirë 155 persona”, thuhet në reagim.
Tutje kjo prokurori njofton se 14 raste kanë vendim të formës së prerë, 17 raste janë vendosur në shkallë të parë, 17 raste i kemi me shqyrtim gjyqësor, 8 raste janë në fazën e hetimeve ku janë të përfshirë 99 persona, për 4 raste kanë pushuar hetimet ku kanë qenë të përfshirë 11 persona, si dhe 1 rast me pezullim të hetimeve ku është i përfshirë 1 person./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?