Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, duke i shprehur ngushëllime familjes Demaçi, ka thënë se ndarja nga jeta të veprimtarit, vizionarit dhe mbrojtësit emblematik të lirisë së popullit tonë, Adem Demaçit, është një humbje e madhe për popullin shqiptar.
“Kosova dhe kombi shqiptar, mbeti pa njërin nga vizionarët dhe yllin mbrojtës të lirisë së atdheut, që asnjëherë nuk u ndal duke shndritur në përpjekjet për liri dhe shtet. Gjithë jeta e tij ishte mësim se si duhet pa kushte atdheu, ajo do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes Demaçi dhe gjithë popullit shqiptar”, thuhet në telegram ngushëllimi.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen