Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur sot në ministri, atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, të akredituar në Republikën e Kosovës, nënkolonel Martin Herrmann.
Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe atasheut gjerman, nënkolonelit Herrmann, u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën e sigurisë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë.
Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan tek aktivitetet konkrete të bashkëpunimit, sidomos te mbështetja që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë ofruar, në vazhdimësi, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shkollimit, trajnimit dhe këshillimeve e gjithashtu edhe për donacionet që qeveria gjermane ka dhënë për nevojat e FSK-së.
Ministri Berisha dhe atasheu Herrmann shprehen qëndrimin për vazhdimin e bashkëpunimit, edhe në të ardhmen, në mes të dy ministrive dhe të dyja forcave, nëpërmjet aktiviteteve të shumta, për të kontribuar në të mirën e përgjithshme dhe në forcimin të paqes dhe stabilitetit.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?