Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim delegacionin e BERZH-it, të kryesuar nga zëvendëspresidenti, Pierre Heilbronn, i shoqëruar nga Charlotte Ruhe, drejtoreshë e Bankës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Anca Ioana Ionescu, shefe e zyrës së BERZH-it, në Kosovë.
Ministri Beqaj, vlerësoi angazhimin e BERZH-it në Kosovë, përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite.
Ministri Beqaj dhe zëvendëspresidenti Heilbronn u pajtuan për angazhim të përbashkët në mbështetjen e sektorit privat, përmes investimeve, me synimin e rritjes së aftësive konkurruese dhe ngritjes së kapaciteteve. Integrimi rajonal, rrjedhimisht rritja e prezencës së bizneseve kosovare në tregjet rajonale do të jetë gjithashtu në agjendën e përbashkët.
Ministri Beqaj, theksoi rëndësinë e implementimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të BERZH-it dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në mbështetjen e NVM-ve, me theks të veçantë tek të rinjtë dhe gratë, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, programet e trajnimeve dhe konsulencës për bizneset dhe fuqizimi i rolit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...