Google ADS

Ministri Beqaj nuk e ka problem të prezantoj Kosovën me fusnotë

14:50 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Koordinatori Nacional për mbrojte nga Dhuna në Familje, zëvendësministri Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” që do mbahet në Shkup, me 27 dhe 28 nëntor 2018.

Sipas njoftimit për media arsyeja e këtij anulimi është se organizatorët e këtij forumi, mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i ka vënë me fusnotë, dhe rezolutën 1244, duke anashkaluar mendimin e GJND-së dhe deklaratën e pavarësisë të Kosovës.

Poshtë gjeni reagimin e Koordinatorit, zëvendësministrit Naim Qelaj.

“Më duhet të njoftoj se Unë nuk mund të prezantoj në konferencën Rajonale që mbahet në Shkup pa emërtimin e plotë të institucionit që përfaqësoj dhe pozitës që mbaj. Me keqardhje ju njoftoj se më duhet ta anuloj konfirmimin tim për pjesëmarrje. Kjo për derisa nuk trajtohemi të barabartë me të tjerët.
Pres nga organizatorët të veprojnë dhe të na mundësojnë pjesëmarrjen tonë me evitimin e fusnotës ose të shënohet edhe mendimi i GJND së dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”.

Sipas njoftimit vendimi për mos pjesëmarrje i zv.ministrit Qelaj, është përkrahur edhe nga përfaqësuese të shoqërisë civile, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe nga Kipred.

“Ju njoftojmë se nga Kosova në këtë forum është paraparë të marrin pjesë, përfaqësues të institucioneve të vendit si dhe shoqërisë civile, dhe ku do diskutohej, implementimi i Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, veçanërisht për punën që po bëhet për mbrojtën nga dhuna në familje”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër sipas një njoftimi për media Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj më 27 dhe 28 nëntor do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit që mbahet në Stamboll të Turqisë.

Në njoftim u tha se ky Samit mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bshkëpunimit Ndërkombëtar “(International Cooperation Platform-ICP).

Tema e Samitit të 9-të të Bosforit është: “Paqe dhe zhvillim i qendrueshëm për të gjithë”.

“Ministri Besim Beqaj në këtë ngjarje do të prezantojë Kosovën në panalin “Liderët e rinj”, ku do të flasë për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bazuar në potencialin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, theksoi njoftimi.

Duket se Ministrit Beqaj nuk i ka bërë përshtypje që ai do ta prezantoj Kosovën me fusnotë dhe rezolutën 1244, sikursë zv.ministrit Naim Qelaj.

Konferenca është organizuar nga Unioni Evropian, Këshilli i Evropës, UNWomen, nën patronatin e Qeverisë së Maqedonisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme