Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi priti kryetarin e komunës së Mitrovicës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në komunën e Mitrovicës.
Më këtë rast ministri Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e informoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...