Ministri Behgjet Pacolli takohet me ministrin Sefaj, bisedojnë për anëtarësimin në Interpol

15:48 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme ku është takuar me ministrin Flamur Sefaj.

Ministri  Sefaj ka falënderuar , Ministrin Behgjet Pacolli duke i thënë se po bënë punë të duhur për anëtarësimin në Interpol.

“Iu përgëzoj për njohjet e reja që erdhën, për iniciativën që ju kishit për Këshillin e Bashkimit Europian. Faleminderit për lobimin që jeni duke bërë në këto punët e përbashkëta që i kemi për anëtarësimin në organizatat e sigurisë, këto familjet e mëdha si Europol dhe Interpol. Keni bërë punë të mrekullueshme dhe dim që jeni duke punuar shumë dhe e keni përkrahjen tonë në atë aspekt si Ministri e Punëve të Brendshme. Ne kemi kërkojmë përkrahjen e juaj në veçanti për anëtarësimin në Interpol”, ka thënë Sefaj duke treguar për konfirmimin që kanë marr për organizatën e Europolit.

“Ju e dini që për Europol me punën që kemi bërë me kabinetin dhe gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi arritur me marrë konfirmimin nga Europoli, tani jemi duke pritur të marrim draftin për nënshkrimin e marrëveshjes definitive. Por mund të llogaritet që aprovimi nga ana e shteteve anëtarë është veç pranim në Europol”, shtoi ai.

Ndërsa, ministri Behgjet Pacolli ka thënë se i përgëzon për punën që  Ministria e Punëve të Brendshme e ka bërë duke i thënë se shumë shpejt do të bisedohet edhe për anëtarësimin në Interpol në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Abu Dhabi.

“Ka qenë një prej Ministrive të pakta që ka qenë në gjendje përgatitore gjatë festave, dhe çdo gjë ka kaluar mirë pa ndonjë aksident gjatë festave. Iu përgëzoj juve dhe bashkëpunëtorëve tuaj ju dëshiroj punë të mbarë. Ne kemi disa projekte të përbashkëta duke i shtyrë përpara, siç dëgjuat edhe dje është një task forcë gjithmonë në gjendje përgatitore që të punojë pa kursyer asgjë në dy projektet e mëdha edhe në anëtarësimin në Interpol që është këtë vit dhe në UNESCO në vitin e ardhshëm. Nesër do të jem në Abu Dhabi dhe një prej temave kyçe është edhe punët për samitin e ardhshëm të Interpolit në këtë vend. Do ta kemi një sfidë para veti që duhet kaluar. Jeni duke bërë një punë të mirë dhe jam shumë krenar”, tha Pacolli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme