Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ambasadori Chabert, e ka uruar ministrin Hasani për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shteti francez për të vazhduar edhe më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri Hasani e falënderoi ambasadorin francez për vizitën dhe për gatishmërinë e tij dhe të shteti nga i cili vjen për bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
I pari i MTI-së, Bajram Hasani, ka kërkuar nga ambasadori Didier Chabert inkurajimin e investitorëve francezë sidomos në fushën e Turizmit, pasi që Kosova ka potenciale të shumta për zhvillimin e turizmit
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?