Nesër ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet për hidrocentralet, në ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit).
“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI, ju fton të përcillni konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet.
Konferenca për Media do të mbahet nesër me datë 22.04.2021, (E enjte) nga ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit)“, thuhet në njoftimin e ministrisë. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...