Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka thënë se nga sot (e hënë) ka nisur funksionalizimi i shërbimeve kadastrale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se qytetarët e komunave veriore më nuk kanë nevojë të vijnë te sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyrat Kadastrale Komunale në funksion të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyrat Kadastrale Komunale në funksion të tyre, ku do të mund të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, fillimisht Certifikatën e Pronësisë dhe Kopjen e Planit, e më vonë edhe shërbimet tjera”, tha Aliu.
Ai tha se në drejtim të forcimit të shërbimeve komunale, lehtësimit të punës, dixhitalizimit dhe ofrimit të mëtutjeshëm të mbështetjes për qytetarët e komunave përkatëse, përveç takimit me kryetarë, takuan qytetarë, të cilëve për herë të parë u janë shpërndarë Certifikatat e Pronësisë.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e komunave përkatëse, kryetarët Erden Atiq, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri, Ilir Peci, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme për një bashkëpunim të shkëlqyer në arritjen e sigurimit të pajisjeve teknologjike dhe infrastrukturës përcjellëse, në mënyrë që të funksionalizojmë zyrat kadastrale në këto komuna, pas plot 23 viteve”, tha Aliu duke shtuar se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.
Ky lansim u bë gjatë vizitës së ministrit Aliu bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtorët, vizituan komunën e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, me ç’rast takuan edhe kryetarët e komunave./Arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...