Ministri i Infrastrukturës, Liburn Ali, ka bërë të ditur se kjo javë po fillon me zhvillimin e punimeve ndëertimore në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, e cila rrugë sipas tij, është e gjatë mbi nëntë kilometra.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu po ashtu bën të ditur se kjo rrugë ka katër korsi, me dy drejtime të ndara, raporton Arbresh.info.
“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. 🚜👷♀️👷🏼. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura”, shkruan Aliu në Facebook.
Sipas tij, tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë projekt./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Kurti: Lajmi i mirë, fillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...